05-11-2025

Uncategorized

“Schumacheri kosovar”, kapet nga Policia duke drejtuar veturën me shpejtësi 231 km/h në zonën 120

Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim drejtimi të mjetit, për arsye se në zonën ku kufizimi i shpejtësisë 120 km/h ai ngiste me shpejtësi 231 km/h. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook. “Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku […]

Sot dy ndeshje interesante në Superligë, Liria e Malisheva mysafire

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar, të vlefshme për javën e 31-të të AlbiMall Superligës së Kosovës. Në Drenas, Feronikeli ‘74 do të jetë nikoqire e Malishevës.   Malisheva aktualisht renditet në vendin e katërt me 52 pikë, derisa Feronikeli ‘74 po lufton për mbijetesë, duke u renditur në vendin […]

Habit Sara Hoxha: S’kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës!

“S’kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës!”-kështu ka deklaruar Sara Hoxha sonte në puntatën e parë të emisionit më të bukur për fëmijë “Në Kurthin e Piter Pan 7” në Tv Klan. Alketa Vejsiu: Bashkëshortja e Ledri Vulës apo ish-bashkëshortja? Se e bëra prezantimin dhe nuk e kam të qartë… Sara Hoxha: S’kam qenë kurrë […]

Parashikimi i motit për të shtunën ( 27.04.)

Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht në zonat malore dhe përreth tyre, specifikisht zona jugore dhe juglindore. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 19 – 22 °C.

Aksidentohet një kosovar në Itali, ra nga një lartësi e madhe

Një 18 vjeçar me origjinë shqiptare u aksidentua në punë në një kantier ndërtimi, në via Senato në Milano (në qendër të qytetit) pasditen e sotme. Viktima dyshohet të ketë rënë nga kati i dhjetë, në një kantier ndërtimi. Zjarrfikësit e komandës provinciale të Milanos kanë ndërhyrë rreth orës 15:00. Në zonën ku ndodhi incidenti […]

Prizren: Dr. Blerta Shantiri aderon në LDK

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj prezantoi sot aderimin e stomatologes Blerta Shantiri në këtë subjekt. “Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren nga sot iu bashkua edhe doktoresha Blerta Shantiri, një stomatologe e zonja dhe e afërt me qytetarët e Prizrenit. Blerta si një grua profesionale do të jap kontribut në LDK për t’i […]

Juventusi mëson çmimin për transferimin e Zhegrovës

Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka kontaktuar me Lille për të eksploruar një lëvizje Edon Zhegrovën. “Bianconerët” po përgatiten për një afat të rëndësishëm transferimi në verë, duke filluar që të rindërtojnë skuadrën. Juventusi është i interesuar për një anësor të ri, veçanërisht pasi bisedimet për kontratën e re me Federico Chiesan nuk po japin […]

Propozohet suspendimi i një togeri policor, dyshohet për keqpërdorim detyre

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor, nën dyshimin se ka manipuluar orët shtesë të punës. Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media nga IPK-ja të premten, togeri dyshohet për keqpërdorim të detyrës, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Informacionet e para lidhur me këtë rast IPK i ka pranuar nga […]

Deputetja Duda Balje i përgjigjet Kurtit: Jam kundër, nuk e ndryshoj qëndrimin tim rreth Kodit Civil

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, deklaron se nuk do të ndryshoj qëndrimin e saj, sa i përket votimit për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë. Për FrontOnline, deputetja Balje thotë se përkundër […]

SBASHK-u proteston më 1 maj, publikon 11 kërkesat për Qeverinë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka njoftuar se më 1 maj, e mërkurë, do të organizojnë një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. SBASHK ka publikuar njëmbëdhjetë kërkesat që i kanë për Qeverinë e Kosovës. SBASHK ka kërkuar dialog social për plotësimin e kërkesave të tyre dhe ndër të tjera […]