22-04-2025

Uncategorized

Gjergj Dedaj e përmend Albin Kurtin në Gjykatën Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj është duke dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai është duke u marrë në pyetje për një rast ndalimi, ku ai bashkë me disa anëtarë të tjerë të LDK-së ishin ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së. Avokatja: A mund të […]

Dedaj mohon dëshminë e tij të mëhershme për rastin e Qirezit: Isha nën presionin shpirtëror, emocional, elektoral

Gjergj Dedaj ka mohuar shumëçka në Gjykatën Speciale, pasi Prokuroria lexoi pjesë nga dëshmitë e tij të mëhershme kundër ish-krerëve të UÇK-së. Prokuroria pretendon se Dedaj ishte në mesin e 13 përfaqësuesve të LDK-së që sipas tyre u ndaluan e u keqtrajtuan në Qirez të Skënderajt në shtator të vitit 1998. Dedaj ka refuzuar të […]

A do të marr drejtimin e Lirisë? Flet Ismet Munishi

Liria e ka shkarkuar mbrëmë trajnerin e saj turk, Nedim Yigit. Ky vendim erdhi pas disfatës së radhës ndaj Fushë Kosovës. Një nga emrat e mundshëm për të marrë drejtimin e skuadrës prizrenase është edhe Ismet Munishi. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ka disponim tek skuadra prizrenase për afrimin e Munishit. “Deri tani […]

Nga 1 janari nuk mund të zhdoganohen veturat më të vjetra se viti 2014

  Nga 1 janar 2024 nuk mund të zhdoganohen vetura më të vjetra se viti 2014. Kështu ka bërë të ditur Dogana e Kosovës në një postim në Facebook. Qeveria e Kosovës në vitin 2017 ka miratuar një ligj e cili thotë se “mjetet rrugore që importohen në Kosovë, nuk mund të jenë më të […]

Parashikimi i motit për sot ( e hënë )

Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-45 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 18 – 21 °C. /MK

Ylli mposht Trepçën në “Minatori”

Golden Eagle Ylli ka mposhtur Trepçën në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Superligën e Kosovës. Ndeshja e zhvilluar sonte në palestrën sportive “Minatori” ishte tejet interesante dhe dramatike, me fituesin që u vendos pas vazhdimit të par . Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 61:61, me Yllin që në fund iu […]

“Autonomi për serbët”, çka thotë artikulli i FOX News për zhvillimet në Kosovë

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, e ka shpërndarë një artikull të mediumit amerikan Fox News të publikuar më 1 nëntor, ku shkruan rreth vizitës së presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, në Kosovë dhe Serbi. Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, e ka shpërndarë një artikull të mediumit amerikan Fox News të publikuar më […]

Tërmet në Shqipëri, kjo ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë ndjerë këtë pasdite, rreth orës 14:00 në Elbasan dhe disa qytete të tjera. Tërmeti ishte me magnitudë 3.8 rihter. Epiqendra ishte në Elbasan. Me një thellësi 10 kilometër, lëkundjet u ndjenë nga banorët e Elbasanit, Tiranës e Durrësit. Deri më tani, nuk raportohet për dëme.

Avokati i Thaçit: Do të përpiqem ta nxjerrë shpejt, provat e Prokurorisë s’janë të fuqishme

Gregory Keohe, avokati kryesor i ish-presidentit Hashim Thaçi, thotë se do të përpiqet ta lirojë klientin e tij sapo Prokuroria të përfundojë pjesën e saj të paraqitjes së provave në gjykim. Keohe tha se provat e Prokurorisë janë të pafuqishme. “Mendoj se do të përpiqem ta nxjerrë Presidentin sapo Prokuoria ta përfundojë parqitjen e provave […]

Haxhiu i drejtohet Policisë dhe Prokurorisë: Keni prova, zbardheni vdekjen e Astrit Deharit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shkruar në shtatë vjetorin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit. Ajo thotë se “krimi ndaj Astrit Deharit, përfshinë një sërë veprimesh për të cilat ende askush nuk dha përgjegjësi”. Haxhiu tregon se në burgun e Prizrenit, më 5 nëntor, Astrit Dehari u vra në rrethana të sqaruara […]