20-03-2026

Uncategorized

Derrat e egër ia dëmtuan misrin, llapjani i gjuan me kallash- intervenon policia

Është arrestuar një person në Dumnicë e Poshtme të Podujevës pasi që ai ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa derrave të egër, të cilët ia kishin dëmtuar misrin. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 10:00, transmeton IndeksOnline. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja […]

Parashikimi i motit për të premten ( 02.08.)

Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë pasditës pritet shtim i vranësirave, të cilat lokalisht apo në zona më të izoluara, pritet të sjellin rrebeshe kalimtare shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh. Këto reshje pritet të jenë kryesisht të përqëndruara në gjysmën e […]

Presidentja Osmani përballet me një situatë të komplikuar në aeroport, u nxorën edhe armët!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është përballur sot me një situatë të pazakontë në aeroportin e Shkupit. Gjersa Osmani po bëhej gati për një udhëtim jashtë vendi nga aeroporti i Shkupit, sigurimi i aeroportit në fjalë ka tentuar të hap valixhen e presidentes. Një gjë të tillë s’e ka toleruar Osmani. Burime të Indeksonline bëjnë […]

Malishevë: Arrestohen familjarët që rrahën doktorin të cilit i vdiq pacientja vitin e kaluar

0⁰Doktori nga Malisheva Fatmir Karaxha, ditën e djeshme është sulmuar fizikisht nga familjarët e tanimë pacientes së ndjerë, Leonora Shala, e cila vdiq në klinikën e doktorit në fjalë derisa po trajtohej për një dhëmb. Familjarët e saj duket se nuk e pritën fare drejtësinë dhe vendosën që ligjin ta marrin vet në duar. Klankosova.tv […]

Ish-ushtarit të UÇK-së që u arrestua nga Maqedonia Veriut i ndryshohet masa në “arrest shtëpiak”

Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani, të enjten i është ndryshuar masa nga “paraburgimi” në “arrest shtëpie” nga një gjykatë e Maqedonisë së Veriut, raporton “Alsat”. Ramadani do të vendoset në një adresë në Shkup, sipas vendimit. “Ndërpritet masa e paraburgimit ekstradues ndaj personit Blerim Ramadani nga Republika e Kosovës e caktuar me […]

Loriana Kuka i jep fund karrierës në xhudo, ishte e pafat në Lojërat Olimpike të Parisit

Mes lotësh, me paraqitjen në Lojërat Olimpike të Parisit, Loriana Kuka i ka dhënë fund karrierës në xhudo. Loriana, mbesa e kryemjeshtrit Driton Kuka, la jetën në Zvicër për t’iu përkushtuar karrierës së xhudos e sidomos përfaqësimit me dinjitet të Kosovës. Xhudistja Kuka ka fituar medalje të bronztë të botës në vitin 2019 dhe në […]

Vdes ortopedi i njohur, Faton Morina

Ka vdekur specialisti i Ortopedisë dhe ish-drejtori i Klinikës së Ortopedisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, Faton Morina. Lajmin e ka dhënë Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. Njoftimi i plotë: Me dhimbje dhe pikëllim pranuam lajmin për vdekjen e Prof.Dr. Faton Morina, specialist i Ortopedisë dhe ish- drejtor i Klinikës së […]

Nga sot, nis aplikimi i taksës për shkyçje të konsumatorëve borxhlinj

KEDS-i ka njoftuar se nga 1 gushti (sot) do të fillojë aplikimi i taksës për shkyçje të konsumatorëve që nuk e paguajnë borxhin brenda afatit ligjor, konform metodologjisë. KEDS-i bën të ditur se vonesat mbi afatet e parapara nga 1 gushti i këtij viti do të kenë edhe kosto shtesë financiare. “Në këtë kontekst, konsumatorët […]

Gjuajti me armë gjatë dasmës, arrestohet babai i dhëndrit në Peqan të Suharekës

Mbrëmë në fshatin Peqan të Suharekës, gjatë ahengut familjar në një shtëpi – festës së martesës, pati të shtëna me armë zjarri në ajër. Në familjen në fjalë kanë shkuar organet e rendit, të cilët kanë gjetur disa gëzhoja dhe konfiskuan armë. Po ashtu në stacion kanë shoqëruar pronarin e shtëpisë, gjegjësisht babanë e dhëndrit […]

Parashikimi i motit për të enjten ( 01.08.)

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët ndërsa dita shumë e nxehtë. Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 11 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 35°C. /MK Lexo edhe: Reagon AAK: Keqpërdorimi i parasë […]