09-11-2025

Uncategorized

Komshinjtë s’ia shohin më borxhin njëri-tjetrit, faturat në zarf

AMënyra e hapur e dorëzimit të faturave tek qytetarët, do të vazhdojë deri më 30 qershor të këtij viti. E nga 1 korriku, kjo do të realizohet përmes zarfit. Kështu ka vendosur Agjencia për Informim dhe Privatësi, me qëllimin ruajtjen e privatësisë dhe pamundësinë e qasjes së personave të paautorizuar në faturë, raporton “Ju Flet […]

Aksidenti në rrugën e Kombit, 5 të lënduarit janë një familje nga Kosova

Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve në rrugën e Kombit, mes të cilëve dy fëmijë. Raportohet se aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 13:00 të së shtunës në afërsi të Milotit, ku u përplasën me njëra-tjetrën një automjet tip ‘Golf 6’ dhe një fuoristradë tip ‘Benz’. Nga aksidenti mbetën të […]

Dyshohen për dhunë ndaj një qytetari në Suharekë, IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka rekomanduar suspendimin nga puna e dy zyrtarëve policorë në Suharekë, shkruan Sinjali. IPK thotë se ka pranuar dje një informacion nga Policia në Suharekë lidhur me një ankesë nga një qytetar i cili ankohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga dy zyrtarë policorë. Ngjarja […]

Rritet me mbi 10% numri i të prekurve me kancer në krahasim me vitin e kaluar

Treqindenjëzet raste të reja me kancer janë shënuar gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti në Kosovë, ka bërë të ditur drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi. Ai thotë se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i rasteve është rritur për mbi 10 për qind. Derisa kanceri i gjirit vazhdon të […]

Arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut në Kosovë, i konfiskohen 96 mijë dollarë amerikan, që dyshohet të jenë të falsifikuara

  Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka realizuar mbrëmë operacion policor për parandalimin e futjes së parave të falsifikuara në Kosovë, ku ka arrestuar një 54 vjeçar me inicialet I.D, shtetas i Maqedonisë së Veriut. Ai është arrestuar në flagrancë nga hetuesit policor gjatë tentimit të tij për të vënë në qarkullim […]

Parashikimi i motit për të shtunën ( 30.03.)

Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë fryjë nga drejtimi i jugperëndimit dhe juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, prej 15-41 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 23 – 26°C. /MK

Ligji i ri me gjoba të reja në trafik

Nga fillimi i muajit prill hyjnë në fuqi ndryshimet në ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Për mosvendosje të rripit të sigurisë në automjet, gjoba do të jetë nga 30 deri në 150 euro, kurse për përdorim të telefonit nga 100 deri në 500 euro. Ekspertët janë skeptikë për ndryshim të situatës me gjoba të […]

Shpallet fituesi i ndërtimit të centralit solar në Rahovec, Kurti: Investohen mbi 70 milionë euro

Me çmim 48.88 euro për MWh, konzorciumi “Orllati” me kompani nga diaspora në Zvicrër, Gjermania dhe Kosova është shpallur sot fituesi i ankandit të parë solar në  Kosovë. Nga Zyra e Kryeministrit kanë njoftuar se përzgjedhja është bërë në një proces konkurrues e transparent, me një çmim të favorshëm për ndërtimin e centralit solar prej […]

Kjo skuadër i bashkohet Yllit në finalen e Ligës Unike

KB Trepça ka arritur në finale të Ligë Unike pasi ka triumfuar në gjysmëfinale ndaj KB Prishtinës. ‘Xehtarët’ në një triller të vërtetë mposhtën kryeqytetasit me rezultat 83-80. Kësisoj, klubi mitrovicas arrin në finale, aty ku do të takohet me skuadrën e KB Golden Eagle Yllit, e cila mposhti në gjysmëfinale KB Pejën. Finalja zhvillohet […]

Muzeu i masakrës në Krushë të Madhe

Një çantë që dikur i takonte Valon Hotit, një 16 vjeçar nga fshati Krushë e Madhe në perëndim të Kosovës, është sot pjesë e muzeut kushtuar masakrës në këtë fshat. Valoni ëndërronte të bëhej mjek, po ëndrra e tij mbeti e papërmbushur meqë me 25 mars të vitit 1999, ai bashkë me rreth 250 persona […]