16-02-2026

Uncategorized

“Nuk kam mendu dy herë: sulmova me Zollë” – “Vetura ka qenë 120 km/h”: Ish-pjesëtari i ShIK-ut rrëfen në detaje atentatin ndaj Anton Berishës

LAgim Hoti, autor i atentateve ish-drejtorit të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit, Anton Berisha në një rrëfim ekskluziv për “Paradoks” të Paparaci.com me Vehbi Kajtazin ka rrëfyer momentin e atentatit ndaj Berishës që u bë me raketa-hedhës. Ai në këtë rrëfim është shprehur se armatimin e kanë pasur nga lufta, dhe se nuk ka menduar dy […]

Ja kur pritet të marrë vendim UEFA për ndeshjen Rumani-Kosovë

Komisioni Disiplinor i UEFA-s, do të marrë vendim për ndeshjen Rumani-Kosovë në javën e ardhshme. Kështu të paktën shkruan mediumi rumun, fanatik.ro, ku për shkak të pankartave dhe thirrjeve “Kosova është Serbi”, u ndërpre loja për 50 minuta, derisa u arrit marrëveshja që baneri të largohet dhe të mos përsëriten thirrjet. Horia Ivanoviqi, i cili […]

Prizren: Arrestohet një i dyshuar, po kërkohej nga drejtësia

Policia (PK) njofton se është arrestuar A.K (23-vjeçar), pasi i njëjti po kërkohej me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren. “Me datën 15.09.2023 njësite policore nga Stacioni Policor Prizren gjatë patrullimit në rrugën “Skender Latifi” në Prizren kanë ndalur për kontrolle personin A.K. (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar shqiptar)”, thuhet në njoftim.

Lirohet ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi

Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, është liruar nga masa e paraburgimit. Klan Kosova mëson se rasti ndaj tij vazhdon në procedurë të rregullt.

Ja ku do të zhvillohet ndeshja Prishtina-Liria

FC Prishtina ka marrë njoftimin për orarin e zhvillimit të ndeshjes së javës së pestë të Albi Mall Superliga e Kosovës ndërmjet Prishtina – Liria që zhvillohet të dielën më 17 shtator nga orën 15:00. Pas këtij njoftimi, FC Prishtina ka njoftuar me kohë sipas propozicioneve të garave, FFK-në, Policinë e Kosovës dhe të gjithë […]

Keqpërdorime me Fondin e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor – kërkohet menaxhim e efikasitet nga Ministria

Sfidat dhe keqpërdorimet me Fondin e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ishin temat e diskutimit në konferencën e organizatave të shoqërisë civile “Të kuptojmë dobësitë e Kosovës në shëndetësi dhe mjedis”. Aty u tha se përmes analizave dhe hulumtimeve, koalicioni i OJQ-ve ka hulumtuar mënyra për të forcuar bazën ligjore për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike […]

Publikohet lista preliminare e skemës së granteve “Mbështetja e ndërmarrjeve ekzistuese në Komunën e Prizrenit”

Komuna e Prizrenit, njoftoi se në bashkëpunim me AZHR – Jug kanë përkrahur ndërmarrjet për stimulimin dhe zgjerimin e tyre, me ç’rast siç thuhet janë zgjedhur idetë më inovative dhe më unike të ndërmarrjeve të Komunës së Prizrenit. “Këto grante do të krijojnë kushte më të mira për rritjen e të hyrave, hapjen e vendeve […]

Parashikimi i motit për sot ( e premte )

Për sot parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h. […]

Ish-ushtari i UÇK-së dhe TMK-së vdes tragjikisht në Suharekë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Studenqan të Suharekës. Kapllan Beqaj 58-vjeçar ka vdekur, pasi e zuri traktori me dru, në malet e këtij fshati. I ndjeri kishte shkuar për të prerë dru në mal, por aty gjeti vdekjen. Beqaj ishte ushtari i UÇK-së dhe TMK-së./IO/

Prizren: Këta janë të arrestuarit, dyshohen për plot raste të grabitjeve dhe vjedhjeve

Dy persona që dyshohen për një grabitje që ka ndodhur para disa ditësh në Prizren u arrestuan. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të dyshuarit janë Bajram Çoçaj dhe Valton Shigjeqi, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor, njoftoi Gazeta Sinjali Sinjali mëson se dy të dyshuarit që kanë rënë në […]