16-02-2026

Uncategorized

Prizren: Arrestohet një person për fajde

Beqir Hoxha është arrestuar sot nga policia pasi është kapur në flagrancë për fajde. Ai nga viti 2016-të ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë ekonomike të një familje me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm. Në total ai ka përfituar me fajde mbi 78 mijë euro nga ta. Hetimi për rastin e Hoxhës u nis me urdhër […]

Afera me rezervat shtetërore: Çka deklaruan të dyshuarit dhe mbrojtja në seancë dëgjimore?

Gjykata Themelore në Prishtinë me aktvendimin e 19 gushtit 2023, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), duke ua caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh (secilit veç e veç), tre të dyshuarve për aferën me rezervat shtetërore, Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi. Në vendimin e siguruar […]

Armë në këmbim të mosnjohjes së Kosovës, Von Cramon: Ka gjasa që Vuçiq ka takuar për këtë Zelenskiyn

Eurodeputetja Viola von Cramon tha se takimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me presidentin serb Aleksandar Vuçiq mund të jetë zhvilluar për një marrëveshje mbi armët në këmbim që Ukraina të vazhdojë të mos e njohë pavarësinë e Kosovës. Ajo shpërndau një postim në Twitter të deputetit ukrainas Oleksiy Goncharenko, i cili tha se Ukraina […]

Gjendja në pikat kufitare, këtë mëngjes pak pritje

Pika kufitare me Serbinë në Merdarë, po vazhdon të jetë e ngarkuara nga fluksi i bashkatdhetarëve të cilën po e përdorin për hyrje dhe dalje nga territori i Kosovës, ndonëse mëngjesin e të martës ka filluar të bie ngadalë, fluksi i daljeve edhe në këtë pikë kufitare. Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitare në faqen e […]

Parashikimi i motit për sot ( e martë )

Për sot ( e martë ) parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite priten vranësira të pjesshme, të cilat mund të gjenerojnë ndonjë stuhi të izoluar, sidomos në zonat malore. Do të jetë shumë nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 20°C, ndërsa ato […]

MASHT-i thërret në takim shtëpitë botuese nesër për çështjen e librave

Shtëpitë botuese do të mbajnë një takim me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, në lidhje me pajisjen e librave. Takimi siç merr vesh Klan Kosova, do të mbahet nesër në mëngjes.

“Roveri” i Zogut kthehet në Shqipëri

Makina e fundit që Mbreti Zog përdori në Egjipt dhe në Francë përpara vdekjes me në fund kthehet në Shqipëri. Ka qenë Autoriteti Portual i Durrësit që ka ndarë disa foto, teksa makina që ka përdorur mbreti Zog është futur në vendin tonë përmes Portit të Durrësit. Makina e llojit Rover, prodhim i limituar i […]

Prizren: Lëndohet rëndë një i mitur në rrethana të panjohura

Një i mitur në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime të rënda trupore. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 23:30 në fshatin Hoqë e Qytetit, në Prizren. Po ashtu në raport thuhet se njësitet policore janë duke hetuar rastin. “Viktima mashkull kosovar […]

Rama ia kujton Serbisë: Mos harroni se jemi në NATO

Serbia papritur e ka denoncuar Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut për përzierje në punët e brendshme të Beogradit, meqë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ministri i Mbrojtjes i Serbisë e kërcënoi rajonin duke marrë shembull Ukrainën dhe pretendoi se ka mbështetje ndërkombëtare për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Kryeministri i Shqipërisë, Edi […]

MASHTI ia kalon prindërve përgjegjësinë për blerjen e teksteve shkollore

Ministria e Arsimit ka thënë se është duke e shqyrtuar seriozisht mundësinë e kalimit të përgjegjësisë për blerjen e teksteve shkollore te prindërit. Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi ka thënë se mjetet për blerjen e teksteve shkollore do të paguhen nga buxheti i shtetit përmes rimbursimit. Kelmendi, i paraqitur në një konferencë për media së […]