04-11-2025

Uncategorized

Sonte ndërrohet ora

Në orët e para të së dielës, që i bie të jetë e diela e fundit e marsit, akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta para. Ndërrimi do të bëhet në orën 02:00 të mëngjesit dhe ora do të shkojë 03:00. Ky ndryshim ore do t’i japë fund periudhës së orës diellore që zgjat […]

Vdes veteranja e arsimit, Drande Mita Tupeci, nga gjenerata e emëruar në Prizren prej Ernest Koliqit

Ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare veteranja e arsimit, Drande Mita Tupeci. Ajo ishte pjesë e gjeneratës së parë të mësimdhënësve, të emëruar nga Ernest Koliqi. E lindur me 1927 nga dy prindër të arsimuar, në familje atdhetare me traditë arsimin. Ishte mbesë e mësusuesit të shkollës së parë shqipe Dom Mikel Tarabulluzi. Drande […]

35 milionë euro dëmi fillestar, Ramiz Kelmendi: Kam stabilitet, asnjë pagesë nuk do vonohet

Dëmi fillestar nga zjarri i sotëm i cili filloi rreth orëve të mëngjesit në qendrën tregtare ELKOS Center, në hyrje të Pejës po konsiderohet rreth 35 milionë euro. Ngjarja fatmirësisht ka kaluar pa pasoja në jetët e njerëzve. Pas kësaj, pasdite për zjarrin e madh ka reaguar edhe vet Presidenti i Kompanisë ‘Elkos Group-Etc’ Ramiz […]

PSD-ja hedh tym të zi drejt ndërtesës së Qeverisë

Partia Socialdemokrate është duke mbajtur protestë kundër marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Ohër më 18 mars. Në këtë protestë është duke u kërkuar dorëheqja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Gjatë kësaj proteste, PSD-ja ka hedhur tym të zi drejt ndërtesës së Qeverisë./IO

Një prizrenas thotë se persona të panjohur ndezën zjarr dhe ia dëmtuan varrin e gruas

Një mashkull në Prizren dje ka raportuar se persona të panjohur kanë ndezur zjarr afër varrit të bashkëshortes së tij dhe ia kanë dëmtuar atë. Sipas tij, varrit i është djegur pllaka e drurit dhe mbishkrimi. Përmes raportit 24-orësh, Policia bën të ditur se rasti është në procedurë hetimore

Ramiz Kelmendi sheh nga afër djegien e ELKOS Center

Pronari i kompanisë ELKOS Group, Ramiz Kelmendi ka dalë për të parë nga afër atë që po ndodhë me objektet të cilat tashmë i ka kapluar zjarri. Zjarri në orët e mëngjesit ka përfshirë objektin e ELKOS-it në Pejë. Përmes fotografisë, shihet se si Kelmendi sheh gjithë ngjarjen, përderisa njësitë e zjarrfikësve nga të gjitha […]

Pizren: Ndërtimari rrëzohet nga ‘skelet’ e objektit ku punonte, dërgohet me urgjencë në spital

Punëtorët në Kosovë përballen me sfida të shumta, e ndër to janë edhe kushtet në vendet e punës dhe rreziku që u kanoset. Jo rrallëherë ata e pësojnë keq, madje edhe tragjikisht, qoftë në ndërtimtari, apo edhe në sektorë të tjerë. Një rast i tillë i lëndimit në vendin e punës ka ndodhur edhe gjatë […]

ATK kërkon nga bizneset dhe këngëtarët të paguajnë tatimet

Administrata Tatimore e Kosovës ka shënuar rritje të të hyrave tatimore për rreth 25 milionë euro më shumë në muajt e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Megjithatë sfidë për këtë institucion tatimor mbetet evazioni fiskal. Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj në intervistën për KP ka folur për […]

Arrestohen dy persona në veri, u konfiskohen mbi 4 kg marihuanë

Dy persona janë arrestuar në Veri, në Komunën e Leposavicit. Atyre pasditen e djeshme rreth orës 20:50, iu gjetën rreth 4 kilogramë marihuanë në veturë. ”Zyrtarë policorë nga Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare, më 24.03.2023, rreth orës 20:50, gjatë realizmit të detyrave, në fshatin Joshanicë të Leposavict, kanë ndaluar për kontroll dy […]

Digjet një shtëpi në Prizren

Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi e pabanuar në fshatin Zhur të Prizrenit. Ngjarjen e raportoi në polici një person. Njësitë relevante dhe zjarrfikësit dje kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Vlera e dëmit të shkaktuar nuk dihet.