15-12-2025

Uncategorized

Mbyllen qendrat e votimit

Në ora 19:00, janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit në katër komunat e veriut të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, ku janë zhvilluar zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë komunash, derisa në Zveçan e Leposaviq janë mbajtur zgjedhjet edhe për asamble komunale. Ajo që ka karakterizuar në gjithë këtë proces zgjedhor, […]

Ballkani e shkatërron Trepçën ’89

Ballkani ka shënuar fitore ndaj Trepçës ’89 me rezultat 7-2, në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës. Serinë e golave e nisi Albin Berisha në minutën e 30’, teksa Lumbardh Dellova me një gol në minutën e 36’, dyfishoi epërsinë e suharekasve. Berisha realizoi edhe njëherë pak para se të mbyllet pjesa […]

Thellohet deficiti tregtar në muajin mars, 405.3 milionë euro

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 5.3% në muajin mars 2023, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 426.8 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 405.3 milionë euro në vitin 2022. Eksporti mbulon importin me 16.1%. […]

Elezi: Janë hapur me kohë të gjitha vendvotimet në veri

Të gjitha vendvotimet për zgjedhjet për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan dhe zgjedhjet për kuvende komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit, janë hapur me kohë. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në konferencën e parë për media tha se procesi ka filluar mirë. Ai ka ftuar qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e […]

Çmenduria e portierit të Kosovës, ja si ia la 10 mijë euro bakshish kamerieres!

Portieri i Burnley dhe i kombëtares së Kosovës, Aron Muric, i la bakshish një kamariereje pas një vizite prej 10 mijë eurosh në një lokal në Mynih. Ngjarja ka ndodhur pak ditë para se të arrihej promovimi një kategori më lart e Burnley, pasi distanca në klasifikim u bë e konsiderueshme. Skuadra e Vincent Kompany […]

Parashikimi i motit për të dielën

Për të dielën parashihet mot kryesisht me diell në orët e mëngjesit, ndërsa më pas pritet gradualisht shtim i vranësirave, të cilat në zona të caktuara do të gjenerojnë ndonjë reshje të izoluar shiu. Temperaturat minimale do të luhaten prej 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale 19-22 °C. /MK

Shkuan të bëjnë Bajram te vajza, babë e bir e bënë për spital dhëndrin

Vizita me rastin e festës së Bajramit të Fitrit, u kthye në një rrëmujë të vërtetë në shtëpinë e familjes Uka në Çagllavicë të Prishtinës. Kjo pasi që babai dhe vëllai i nuses së tyre, dyshohet se u përfshinë në një përleshje fizike me dhëndrin. Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur pas një […]

Rezultat i çudishëm në Kosovë, 37- 0!

Një rezultat shumë i pazakontë ka ndodhur në futbollin kosovar. Klubi i Futbollit Mitrovica në konkurrencën e femrave ka triumfuar 37:0 ndaj ekipit Jakova. Kryeziu realizoi 11 gola, Biqkaj shtatë e Zeka gjashtë, ndër golashënueset tjera. Ndërsa, mitrovicasit janë ankuar duke kërkuar nga FFK që të mos lejojë ekipe të tilla në Superligë, pasi sipas […]

Foto: Karrige në Bullgari

Përleshje mes dy grupeve në Rahovec: Katër të rinj nga familja Hoti përfundojnë në spital, të dyshuarit ikin

Konfliktet mes të rinjtë jo rrallëherë eskalojnë në përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Motivet shpesh dalin të jenë banale dhe lidhen me probleme për të cilat ata nuk arrijnë të merren vesh dhe për pasojë futen në sherr. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Ratkoc të Rahovecit. raporton Gazeta […]