06-03-2026

Uncategorized

Dy të lënduar nga aksidenti dhe djegia e një veture në autostradë

Një aksident ka ndodhur në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, përkatësisht në segmentin afër Suharekës. Sipas Policisë, në autostradën Ibrahim Rugova, dje ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit vetura është djegur tërësisht dhe lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi […]

Has: Shefi i shkon te shtëpia punëtorit që ia la punën, e rrah dhe e kërcënon

Mosmarrëveshjet mes punëdhënësve dhe punëtorëve janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe jo rrallëherë eskalojnë edhe në përleshje. Pagat, borxhet e largimi nga puna janë vetëm disa nga arsyet e konflikteve të tilla. Kështu dyshohet se ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme në Rogovë të Hasit, raporton Gazeta Sinjali. Burimet brenda Prokurorisë kanë […]

Këshilli i Prindërve kërkon përmisim ose pezullim të testit të Arritshmërisë

Këshilli i Prindërve të Prishtinës ka kërkuar përmisimin rrënjësor të testit të Arritshmërisë ose në të kundërt, pezullimin e tij. Kryetari i këtij këshilli, Jeton Demi ka thënë se testi është larg përmbushjes së qëllimit të tij bazik. “Testi i Arritshmërisë ka për synim të krijojë një matës të harmonizuar të vlerësimit të nxënësve në […]

Moti: Parashikimi për sot (e hënë)

Për të sot ( e hënë) parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku në zona të caktuara, e sidomos përreth zonave malore, pritet të ketë rrebeshe afatshkurtër shiu, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike, kryesisht gjatë orëve të pasditës. Temperaturat minimale do të luhaten prej 11 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej […]

Prizren: Gjendet i vdekur një 46-vjeçar në shtëpinë e tij, dyshohet për vetëvrasje

Fshati Vlashnje në Prizren është tronditur sonte nga një ngjarje tragjike, ku një person është gjetur pa shenja jetën në shtëpinë e tij, i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi nga Policia Rajonale në Prizren. Ai tha se dyshohet se 46-vjeçari ka kryer vetvrasje me pistoletë e cila […]

Taika flet për Ritën: E la shkollën herët për t’u bërë një yll i madh i popit

Regjisori i njohur hollivudian, Taika Waititi, ka pozuar së fundmi për revistën e famshme ndërkombëtare, ‘The Hollywood Reporter’. Ai ka dhënë një intervistë ku ka folur gjerë e gjatë mbi jetën dhe karrierën e tij dhe sigurisht martesën me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora. 47-vjeçari i cili është regjisor i filmit “Thor: Love […]

Prizren: Suspendohet zyrtari policor, i dehur dyshohet se sulmoi një 32-vjeçare në një lokal

Pjesëtarët e Policisë të cilët janë të thirrur për të ofruar rend dhe siguri dhe e kanë detyrim denoncimin e rasteve të ndryshme, kurdo dhe kudo që ata janë prezentë, jo rrallëherë futen edhe vet në telashe. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur të shtunën, në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, ku një […]

Escobar: Të largohen kryetarët dhe policia nga objektet komunale, urgjentisht të fillojë puna për Asociacionin

Emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet t’i largojë kryetarët e ta tërheqë policinë, dhe pastaj ta fillojë “urgjentisht, urgjentisht” punën për Asociacionin. Këto i tha Escobar në një intervistë për BBC Radio, ku pas tij menjëherë edhe Kurti ishte në intervistë, për të komentuar ngjarjet në […]

47-vjeçari nga Kosova vdiq në një aksident në Zvicër

Një 47-vjeçar nga Kosova vdiq të premten në Zvicër si pasojë e një aksidenti në trafik. Kosovari i cili drejtonte një furgon (kombi), u godit nga një veturë që kishte hyrë në korsinë e kundërt. Derisa edhe dy persona ishin lënduar nga ky aksident, njëri prej të cilëve rëndë. Ngjarja tragjike ndodhi kantonin e Valis-it, […]