Çdo e pesta pompë në Serbi do të mbyllet për shkak të sanksioneve amerikane ndaj NIS-it?
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar qytetarët se Serbia nuk ka marrë vendim pozitiv nga Shtetet e Bashkuara lidhur me Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), dhe si rrjedhojë pompat do të mbyllen.
Sipas të dhënave zyrtare, kjo kompani, me pronësi kryesisht ruse, zotëron rreth 20 për qind të të gjitha pikave të karburantit në shtetin serb – që është gjithsej 1520 pompa, prej të cilave 327 janë të NIS‑it, raporton nova.rs.
Megjithatë, pavarësisht numrit modest, NIS përpunon dhe shet rreth 50 për qind të karburantit të tregut – më shumë se të gjitha pompat e tjera së bashku.
Sanksionet amerikane ndaj NIS, të vendosura më 9 tetor të këtij viti nga Departamenti i Financave i SHBA‑s, janë shkaku i këtij vendimi. Licenca speciale e NIS‑it nuk u rinovua, dhe kompania humbi mundësinë të operojë normalisht.
Si pasojë — përveç mbylljes së pompave — në rafinerinë në Pançevë është nisur procedura e ndërprerjes së punës për shkak të mungesës së naftës për përpunim.

Vuçiq paralajmëroi se, pas mbylljes së pompave të NIS‑it, mund të pasojë edhe mbyllje e pompave të tjera — përfshirë ato të rrjetit Lukoil — duke çuar në ngarkesë dhe radhë në pompa të tjera.
Ndryshe, SHBA-ja ka sanskionuar të gjitha kompanitë që punojnë ose janë nën menaxhim të shtetit rus, të tilla si ato në Serbi.
