Ceferin: Kam njohur shumë kriminelë për 2 vite në futboll se sa si avokat për 25 vite
Kreu i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka dhënë një intervistë të gjatë në “Sky” duke prekur Superligën e famshme dhe tentativat e tre klubeve për ta mbajtur në “jetë” atë, pra të Realit, Barcelonës dhe Juventusit.
“Kam folur shumë pak që atëherë me ta. Me Perez në finalen Champions League, me Laportën në finalen e Champions League për femra. Ata janë në të drejtën e tyre që të sulmojnë piramidën e futbollit dhe ne që t’i injorojmë. Kur flas, flas për ta dhe jo për klubet që përfaqësojnë. Kanë një të kaluar që meriton respekt dhe shpresë që klubet të kenë një të ardhme që meriton respekt”, tha Ceferin, i cili zbuloi se që në momentet e para, klubet e Manchester Citit dhe Chelsea kishin qenë ata që kishin dyshuar më shumë te projekti.
“Ishin të tunduar, më thanë që dëshironin të vazhdonin të ishin miq të UEFA-s. ‘Do jemi miqtë tuaj brenda organizatës’. Me aq sa di, mes anglezëve kishte dy pronarë klubesh shumë të përfshirë dhe për fat të keq edhe të Liverpool-it. Dy të fundit që iu bashkuan listës ishin Chelsea dhe Manchester City. Kur atë natë mbërrita në Zvicër, mora një telefonatë nga një nga klubet angleze, nuk e them se cili, që më thoshte që t’i bashkohesha këtij projekti. Dola pak nga vetja dhe i thashë ‘Të shkojnë në ferr, që nesër janë armiqtë e mi, nuk dua t’u flas më’”, tha Çeferin i cili lëshoi më pas një batutë mbi botën e egër që rrethon futbollin.
“E kam thënë më shpesh që kam njohur më pak kriminelë në 25 vite si avokat penal se sa në dy vite në futboll”, tha duke qeshur ai. “Duhet të mbajmë futbollin sa më larg peshkaqenëve”./ abcnews.al