25-11-2024

Çeku: Dënimi i dytë për Serbinë nga FIFA, shovinizmi serb nuk kalon

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka reaguar ndaj denimit që FIFA shqiptoi ndaj Serbisë.

Ai ka bërë të ditur se ky është dënimin i dytë që FIFA i bën Serbisë.

Në llogarinë e tij në Facebook, Çeku ka shkruar se shovinizmi serb nuk kalon,

“Dënimi i parë para pak javësh për banerin skandaloz me thirrje për gjenocid. Dhe sot, dënimi i dytë për fyerjet e ekipit dhe tifozëve ndaj shqiptarëve. Të dy rastet zyrtarisht të nisura nga Federata e Futbollit e Kosovës, me mbështetje të gjerë publike e institucionale”, ka shkruar ai. /IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.