Çelësat dhe librezën e veturës i la brenda – hajnat vodhën makinën para shtëpisë në Prishtinë
Dy persona janë arrestuar në Gjilan, të cilët dyshohet se përmes mashtrimit dhe keqpërdorimit të besimit i kanë përvetësuar mbi 200 mijë euro dhe 23 monedha ari një shtetasi gjerman me qëndrim të përkohshëm në Kosovë.
Burime të sigurta brenda organeve të hetuesisë bëjnë me dije se të dyshuarit janë: E. Mulaku, 29 vjeçar dhe B. Huruglica, 35 vjeçar
Të njëjtit dyshohet se kanë keqpërdorur autorizimin e dhënë nga viktima H.M, 73 vjeçar, duke tërhequr në mënyrë të vazhdueshme para nga llogaria e tij në një bankë komerciale pa dijeni të tij.
Pas arrestimit më 3 korrik, të dy janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Hetimet për këtë rast të rëndë janë në zhvillim.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.