24-11-2024

Celina, Fortesa e Brestovci, nderuan martirët e dëshmorët e rënë (foto)

Më 25 mars të vitit 1999, një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, në Rahovec pati masakra të tmerrshme në tri fshatra njëkohësisht.

Në fshatin Brestovc ranë 5 dëshmorë dhe 49 martirë, derisa tmerrin e njëjtë e përjetoi edhe Fortesa ku u vranë e masakruan plot 68 persona.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe monument

Hiç më lehtë nuk shpëtoi as fshati Celinë, ku serbët i morën jetën edhe 82 shqiptarëve të tjerë.

E këta qindra dëshmorë e martirë të vendit i kujtoi sot i pari i kësaj komune, Smajl Latifi, i cili bëri homazhe në të tri këto vende. /KK

Mund të jetë një imazh bardhezi i 2 persona dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh bardhezi i 7 persona dhe ambiente të jashtme

 

Asnjë koment

Comments are closed.