23-11-2024

Celina përmbysë skuadrën e Atdhe Nuhiut

Swansea City dhe Sheffield Wednesday janë përballur në xhiron e 22 të Championship.
Në këtë ndeshje të cilën Swansea e fitoi me rezultatin 2:1,  për të dy skuadrat startoi nga një reprezentues i Kombëtares së Kosovës.

Bersant Celina për Swansea, kurse Athde Nuhiu në radhët e Sheffield, shkruan lajmi.net.

Ishte mesfushori Celina i cili la gjurmët e tij në këtë ndeshje, duke qenë pjesëmarrës në të dy golat e skuadrës së tij.

Ai fillimisht realizoi në minutën e 71’ për të barazuar në 1:1, kurse vetëm një minutë më vonë asistoi për golin e Routledge.

Me këtë fitore, Swansea grumbullon 32 pikë dhe pozicionohet në vendin e nëntë.

Skuadra e Nuhiut në anën tjetër qëndron në pozitën e 18 me 24 pikë të fituara. /Lajmi.net/

Asnjë koment

Comments are closed.