24-11-2024

‘Cerberus’, i nxehti që po ‘përvëlon’ Evropën, pse po ndodh dhe kur do të përfundojë?

Temperatura ‘përvëluese’ kanë mbërthyer kontinentin evropian.

Temperaturat kanë arritur mbi 45 gradë në disa pjesë të saj.

Italia dhe Greqia po përjetojnë gjithashtu valë të nxehta, me ekspertët e klimës që deklarojnë se bota sapo ka pasur javën e saj më të nxehtë në histori. Por çfarë po ndodh në Evropë dhe ku do të jetë vendi më i nxehtë këtë javë? Po ndryshimet klimatike? Sky News u përgjigjet disa prej pyetjeve kryesore në këtë artikull shpjegues.

Çfarë po ndodh, dhe pse?

Temperaturat në të gjithë Evropën po rriten pasi kontinenti është goditur nga një valë të nxehti, me mërkurin që kap shifra 5 ose 10 gradë Celsius mbi mesataren.

Pse po ndodh e gjithë kjo? Ka disa arsye.

Një zonë me presion të lartë është bllokuar mbi Mesdheun jugor, në veçanti në Spanjë, dhe retë e pluhurit të Saharasë po përkeqësojnë gjithashtu kushtet atmosferike.

A ndikon ndryshimi i klimës?

Një faktor tjetër që kontribuon janë temperaturat jashtëzakonisht të larta të sipërfaqes së detit, që do të thotë se ajri më i freskët nuk po fryn në brendësi të Mesdheut. “Shoqëria Meteorologjike Italiane” e ka quajtur valën e të nxehtit sipas përbindëshit mitik, Cerberus, i cili thuhej se ruante portat e Ferrit.

Në Ferrin e Dante Alighierit, veprën e famshme të poetit italian për një udhëtim nëpër Ferr, Cerberus është një qen me tre koka që mundon mëkatarët në rrethin e tretë të Ferrit.

 Ku është pjesa më e nxehtë e Evropës?

Duket se Spanja do të zërë vendin e parë këtë javë, pasi termometrat mund të arrijnë 45 gradë celcius në zonat juglindore të Gadishullit Iberik. E njëjta temperaturë u arrit të hënën në një fshat afër Granadës në fillim të valës së të nxehtit. Ndërkohë, 10 qytete në Itali kanë vënë alarmin për të moshuarit.

Kur do të përfundojë vala e të nxehtit?

Ka potencialisht disa lajme të mira për Spanjën, pasi pritet mot më i freskët në ditët në vijim.

Ruben del Campo, një meteorolog nga agjencia kombëtare e motit të Spanjës, tha: Të mërkurën, ne presim që temperaturat të bien në përgjithësi me ardhjen e erërave të ftohta nga veriu dhe lindja, me përjashtim të Andaluzisë juglindore dhe jugore, ku fryjnë erëra të nxehta.

Ndërsa pritet një lehtësim në ditët në vijim për Gadishullin Iberik, vendet e tjera evropiane do të djersiten gjatë fundjavës. Sipas Met Office, vala e të nxehtit mund të zgjasë edhe një javë dhe ndoshta më gjatë në disa zona.

A shkaktohet kjo nga ndryshimet klimatike?

Vala e fundit e të nxehtit vjen pasi bota përjetoi javën e saj më të nxehtë të regjistruar në fillim të korrikut – pas qershorit më të nxehtë ndonjëherë. Të dhëna këto të siguruara nga Organizata Botërore Meteorologjike. Në fillim të kësaj jave, një studim i ri zbuloi se më shumë se 61,000 njerëz humbën jetën në Evropë verën e kaluar si rezultat i nxehtësisë ekstreme.

Asnjë koment

Comments are closed.