Certifikohet lista e votuesve, mbi 2 milionë votues në zgjedhjet lokale të 12 tetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot për certifikimin e listës së votuesve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.
Kundër këtij vendimi votoi vetëm anëtarja e Listës Serbe, Gordana Llaban.
Sipas listës së miratuar, numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote është 2 milionë e 69 mijë e 98. Prej tyre, 2,025,105 janë të regjistruar për të votuar në vendvotimet brenda territorit të Kosovës, ndërsa 43,993 janë të regjistruar për të votuar me postë nga jashtë vendit.

