24-11-2024

Certifikohet rezultati për kryetar të Dragashit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatin për kryetar të Komunës së Dragashit, ku zyrtarisht Bexhet Xheladini i Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka fituar zgjedhjet.

Në mbledhjen e KQZ-së, kryetari i saj, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nuk është bërë asnjë ankesë gjatë afatit 24-orësh.

“Me nëntë vota për certifikohet rezultati për kryetar komune në Dragash ku Bexhet Xheladini është zgjedhur kryetar i kësaj komune… E kemi pranuar prej PZAP-it shkresën që nuk ka pasur ankesa lidhur komunën e Dragashit”, ka thënë kryetari i KQZ-së.

Në këtë mbledhje është bërë edhe zëvendësimi i 15 asamblistëve, të cilët janë dorëhequr për arsye të ndryshme.

Këshilli për çështje ligjore i ka trajtuar kërkesat për zëvendësim në kuvende të ndryshme komunale dhe ka bërë të ditur se sekretariati ka konfirmuar që të njëjtit i plotësojnë të gjitha kriteret e parapara me ligj.

Asnjë koment

Comments are closed.