Çfarë detaje “zbulon” Nait Hasani për dorëheqjen e ministrit Tahiri
Për dorëheqjen e pa-pritshme të Ministrit të Drejtësisë nga radhët e Partisë Demokratike, Abelard Tahiri nuk ka qenë në dijeni as Deputeti i kësaj partie Nait Hasani.Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani i tha “Gazetës Blic”, se Brenda partisë nuk ka pasur asnjë vendim sa i përket dorëheqjes së Tahirit.Madje ai thekson faktin që Kryetari Veseli gjendet jashtë vendit.
“Jo valla kurgjo hiç unë nuk kam asnjë informacion qashtu qysh e keni pa ju edhe unë e kam parë. Brenda PDK-së nuk asnjë vendim që është marrë deri më tash, Kryetarin e kemi jashtë nuk di kurgjo më tepër”, ka thënë Hasani për “Gazeta Blic”.Edhe nënkryetari i partisë, Xhavit Haliti nuk ka qenë në dijeni që Abelard Tahiri do të japë dorëheqje nga posti i Ministrit të Drejtësisë.Haliti në prononcim për “Gazeta Blic”, ka thënë se ai nga mediat ka kuptuar për veprimin e ndërmarrur nga Tahiri.
“Unë prej mediave e mësova që Abelard Tahiri e ka paraqitur dorëheqjen e tij më shumë nuk di kurgjo, unë as nuk jam takuar me të”, ka deklaruar Halitit për Gazeta Blic.Në anën tjetër Burime të Gazetës Blic brenda Partisë Demokratike të Kosovës kanë bërë të ditur se Hajredin Kuçit i është ofruar pozita e ministrit të Drejtësisë.
“Kryetari i PDK- së Kadri Veseli ia ka ofruar Hajredin Kuçit postin e ministrit të Drejtësisë, dhe rikthimin e tij aktiv në parti”, thonë burime të Gazetës Blic.
Mirëpo, sipas këtyre burimeve Hajredin Kuçi ende nuk ka kthyer ndonjë përgjigje. Madje, merret vesh se Hajredin Kuçi po heziton t’i kthehet politikës aktive dhe kthimit në post të lartë ekzekutiv.I kontaktuar nga Gazeta Blic, Kuçi ka theksuar se ai nuk do të pranoj të jetë pjesë e qeverisë Haradinaj.“Jo nuk kam pasur një bisedë të tillë as nuk më ka shkuar ndërmend e as nuk e kom ndërmend, absolutisht e kam përfunduar unë atë kapitull”, ka thënë Hajredin Kuçi për Gazeta Blic.Theksojmë se Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot ka ofruar dorëheqjen nga posti i tij.Siç mësohet vendimi për dorëheqje erdhi pasi Tahiri nuk ka qenë i kënaqur me zhvillimet e fundit në sistemin e Drejtësisë, duke përfshirë këtu edhe ndërhyrjet politike.
Ai ka konsideruar se të gjitha këto pritet të ndikojnë në mosliberalizimin e vizave.“Gazeta Blic”, që nga orët e hershme të mëngjesit ka tentuar të flasë me tashmë ish-ministrin mirëpo kjo gjë ka qenë e pamundur.