24-11-2024

Çfarë do ndodh me LDK-në e Prizrenit, pas dorëheqjes së Anton Qunit?

Çka do të ndodhë me LDK-në e Prizrenit, pas dorëheqjes së Anton Qunit

Ish kandidati për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, njoftoi ditë më parë se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren.

Këtë vendim, ai e arsyetoi lidhur me mos arritjen e rezultatit të duhur të LDK-së në zgjedhjet lokale në këtë qytet.

Në këtë njoftim, ai ka bërë me dije se autorizimet e tija i ka bartur tek nënkryetari Hatim Baxhaku.

Ky i fundit ka thënë për Indeksonline, se sot do të bisedojnë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ku do të vendoset se si do të shkojnë procedurat.

I pyetur rreth koalicionit eventual me Shaqir Totajn në Prizren, ai ka thënë se nuk po merren fare me atë pjesë.

LDK u rendit partia e tretë në zgjedhjet lokale të tetorit.

Në balotazh, Shaqir Totaj i PDK-së e mposhti ish kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskukën e Vetëvendosjes./IO

Asnjë koment

Comments are closed.