Çfarë incizimesh filmike po i kërkon “Kobra” prokurorisë?
I akuzuari për vrasje në rastin “Cobra City”, Dibran Hoxha, ka kërkuar nga trupi gjykues që t’i prezantohen të gjitha pamjet filmike të siguruara nga prokuroria, duke insistuar se ato janë të rëndësishme për sqarimin e ngjarjes.

“A ka mundësi edhe me video me u kthy kur jemi nis prej diskotekës, kur dalim. Duhet krejt me i cek: ku i kam lanë – personi i parë, i dytë e i tretë. Personi i parë është kjo çika. Ku është edhe Fidan Neziri, i cili është nga rrethina e Gjilanit, që mundeni me marrë në pyetje edhe atë.
A është video lidhëse? Unë e la këtë çikën te kerri i vet deri te parkingu, ka kamera edhe aty. A ekziston qekjo video? Se unë me këtë çikën kam nejtë 10 minuta”, tha Hoxha gjatë deklarimit të tij në sallën e gjykatës, transmeton IndeksOnline.
Kërkesa e tij erdhi pas prezantimit të disa video incizimeve nga prokuroria, të cilat sipas saj, dëshmojnë hyrjen dhe daljen e veturës Audi në vendin e ngjarjes brenda më pak se 2 minutave.