23-11-2024

Çfarë miqsh ke pasur në jetë? Një histori e treguar nga Mirush Kabashi

Kush nuk ka parë asgjë të mirë në të shkuarën, nuk do të gjejë më mirë as në të tashmen. Kush ka patur miq të mirë e të sinqertë, të tillë do të gjejë kudo që të shkojë , sepse çdo njeri i sheh të tjerët me sytë e zemër së tij…!”

Është ky mesazhi që ka dhënë sot aktori i madh Mirush Kabashi.

Mirush Kabashi, në profilin e tij Facebook, ka ndarë me ndjekësit e tij një histori, që tregon se karakteri i njeriut është ai që bën dallimin në jetë.

Historia e treguar nga Mirush Kabashi:

Një herë e një kohë një burrë i moshuar po qëndronte ulur buzë një rruge , në hyrje të një qyteti , në një oaz në Lindjen e Mesme.

Një djalë i ri u afrua dhe e pyeti:

– “Nuk kam qenë ndonjëherë në këtë qytet. Si janë njerëzit këtu?”

Burri iu përgjigj :

– “Si ishin banorët e qytetit tënd?

– “Të këqij, egoistë , ziliqarë, mashtrues , gënjeshtarë.”

– “Kështu janë edhe banorët e këtij qyteti!” iu përgjigj plaku i urtë.

Pak më vonë , vjen një djalë tjetër dhe i bën plakut të njëjtën pyetje.

Dhe plaku sërish të njëjtën pyetje si djalit të parë, ia bëri dhe këtij të dytit :

– “Si ishin banorët e qytetit tënd?”

– “Ishin të mrekullueshëm , mikpritës, bujarë , të ndershëm. Kisha shumë miq atje, e u ndjeva keq kur u largova prej tyre.”

– “Edhe njerëzit e këtij qyteti kështu janë!” iu përgjigj plaku.

Një tregtar që ishte aty pranë dhe e kishte dëgjuar bisedën e plakut me djemtë , u habit dhe e pyeti:

– “Si mund tu japësh dy përgjigje krejt të kundërta për të njëjtën pyetje?”

– “Biri im…”- i tha plaku, “…secili prej nesh bart në zemër atë çka është. Kush nuk ka parë asgjë të mirë në të shkuarën, nuk do të gjejë më mirë as në të tashmen. Kush ka patur miq të mirë e të sinqertë, të tillë do të gjejë kudo që të shkojë , sepse çdo njeri i sheh të tjerët me sytë e zemër së tij…!”/noa.al/GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.