24-11-2024

Çfarë moti do të kemi gjatë kësaj jave në Prizren e rajon?

Në rajonin e Prizrenit, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit tonë,  edhe gjatë kësaj jave parashihet të vazhdojë moti stabil, kryesisht me diell dhe vranësira.

Sipas Prishtina Weather, masat e freskëta ajrore gradualisht do të shtrihen mbi rajonin tonë duke zbritur lehtë temperaturat pak mbi vlera mesatare. Ditën e enjte me afrimin e një fronti të ftohtë mbi Shqipëri, ekzistojnë mundësi për riga lokale shiu mbi vendin tonë.

Temperaturat e ajrit, gradualisht do të zbresin pak rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 3 deri 5 C, e maksimalet nga 17 –  20 C, e deri të premten do të zbresin në 15 C.

Sot parashihet mot i mirë, kryesisht me diell, ndërsa të enjten vranësira dhe intervale me diell. Paradite vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

Të premten – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite priten kthjellime.

Asnjë koment

Comments are closed.