Çfarë moti do të ketë gjatë javës?
Ditëve të para të tetorit mot i ngrohtë, me diell dhe vranësira
Nën këto kushte mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot më stabil, i ngrohtë, me diell dhe vranësira.
Të martën parashihet mot i mirë, pjesërisht i vranët. Pasdite rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.
Me 3 Tetor – Mot më i ngrohtë, paradite pjesërisht vranët, gjatë ditës vranësirat do të shtohen.
4 dhe 5.10 – Ditën e enjte mot më i freskët. Paradite kryesisht me vranësira, e gjatë ditës pjesërisht vranët. Ditën e premte mot pjesërisht i vranët.
Temperaturat e ajrit, do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet nga 5C deri në 10C, e maksimalet nga 17C deri në 24C.
Do të fryjë erë mesatare drejtimesh të ndryshme 4-10m/s..
Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale, por nga dita e martë do të shënojë rritje të theksuar, përcjell Telegrafi.