24-11-2024

Çfarë moti do të ketë gjatë javës

Në rajonin e Prizrenit me rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit, parashihet që ditët e para javës të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe të reshura shiu.

Nga e marta pasdite dhe në mbrëmjes, pritet që reshjet e shiut t’i shndërrohen  në reshje bore, derisa nga e mërkura edhe temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare.

Temperaturat në fillim të javës do të luhaten nga 4 gr/C deri në 7 C, e deri të premten do të zbresin në -7 C. Temperaturat maksimale parashihet nga 10-14 C, por që do të zbresin deri në +2 C.

Sot parashihet mot i butë i butë, kryesisht me vranësira, e gjatë ditës me intervale të shkurta me diell. Herët në mëngjes dhe në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.

Të martën parashihet mot kryesisht me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu, që më vonë pritet të shndërrohen në borë. Në mbrëmje më ftohtë.

Të mërkurën në mëngjes vazhdojnë reshjet e borës. Gjatë ditës kryesisht vranët dhe ftohtë, e në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore.

Të enjten parashihet mot i ftohtë, në mëngjes mundësi për reshje të dobëta bore. Gjatë ditës pjesërisht vranët, e në mbrëmje kthjellime

Të premten pritet të jetë mot i ftohtë, kryesisht me diell.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.