Çfarë moti do të mbajë ditën e zgjedhjeve në rajonin e Prizrenit?
Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit, sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në Prizren temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri 17 gradë Celsius.
Në vend ndërkaq temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ato maksimale ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Sipas IHMK-së do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s. /GazetaePrizrenit.net