24-07-2025

Çfarë pozicioni do NISMA në Qeverisjen e Kurtit?

Deputetja e NISMA-s, Xhevahire Izmaku, duke folur për negociatat mes partisë së saj dhe LVV-së, konkretisht bisedat Limaj-Kurti, ka treguar se kërkesa e NISMA-s është që të kontribuojë në Kuvend.

Ajo ka thënë se e vetmja zgjidhje për dalje nga ngërçi është që Fatmir Limaj të zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës.

“Të largojmë ngërçin politik duke e dhënë kontributin tonë me pjesëmarrje në Kuvend, me z. Limaj kryetar Kuvendi”, tha ajo në T7.

“Kjo është mundësia e daljes nga ngërçi politik. Assesi një element tjetër i përfshirë. Mundësia më e mirë e mundshme”, ka thënë ajo.

Asnjë koment

Comments are closed.