Çfarë thotë shkenca për ata që e vendosin herët bredhin e Vitit të Ri
Dekorimi i pemës së Krishtlindjes nuk është thjesht një traditë festive, por ka edhe një dimension të thellë psikologjik.
Studiuesit vënë re se njerëzit që vendosin pemën me kohë përpara festave shpesh përjetojnë një ndjenjë më të madhe mirëqenieje, janë më të lumtur, kjo sepse ambienti i shtëpisë me dekorime luan rolin e një objekti emocional që të lidh me fëmijërinë dhe me ndjesitë e thjeshta të gëzimit.

Për veçanti, akti i dekorimit të pemës bashkë me familjen shërben si ritual për ndërtimin e lidhjeve të përbashkëta, për kthimin në gjendje më të rrafshët emocionale dhe për lehtësimin e stresit të përditshëm.

Në thelb: dekorimi i pemës nuk është vetëm për bukuri, është një mënyrë për të rifituar një pjesë të vetes, për të krijuar atmosferë të kujdesshme dhe për të përjetuar bashkësi në familje.
