23-11-2024

Challandes: Anglezët në fushë nuk i kemi pasur miq

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se kur e ka marrë drejtimin e Kombëtares nuk ka menduar se do të kishte përkrahje kaq të madhe sa ka dhe se do të mund të arrinte në nivelin e tanishëm.

“Kanë qenë në kokën time tre gjëra shumë gjëra të rëndësishme. Pata folur me Fadil Vokrrin për zhvillimin e ekipit A të Kosovës. Asnjëherë nuk kemi folur për rezultate, për kualifikime. Ky ishte hapi i parë për të punuar për përparimin si ekip”, ka thënë Challandes, njofton Klan Kosova.

“E kam parë grupin e Ligës së Kombeve. Kam thënë nëse e fitojmë Ligën e Kombeve e kemi një biletë për kualifikim. E kisha në kokë, por ishte vetëm ëndërr. Kemi përparuar në Ligën e Kombeve, ju kujtohet loja e parë me Ishujt Faroe, kundër Maltës, apo Azerbajxhanit – ekipi ka përparuar”.

“Për këto kualifikimet normale duhet ëndërruar si trajner. Është e mundshme gjithmonë. E kam pasur në njërën pjesë të kokës, kurse në pjesën tjetër nuk ishte e lehtë – Anglia, Çekia, Mali i Zi, Bullgaria. Ne fillim kemi luajtur mirë, kemi fituar pikë”.

Challandes në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se edhe ndeshja e mbrëmshme kundër Anglisë ishte e mirë.

“80 minuta kemi bërë punë të mirë si ekip. Isha i zhgënjyer me dhjetë minutat e fundit. Nëse je 1:0 deri në fund tregon se ka qenë lojë e mirë. 4:0 mund të jem skeptik. Është e rëndësishme që të mësojmë nga kjo lojë. Ishte lojë e mirë nga kombëtarja jonë”.

“Anglezët në fushë nuk i kemi pasur miq. I kam thënë trajnerit të Anglisë ‘ne ju mirëpresim si mbretër ju na i jepni katër gola”, ka thënë Challandes duke folur për mirëpritjen e bërë ndaj Treluanëve nga Kosova.

“Rezultati nuk ishte befasi. Isha i kënaqur si njeri në atë situatë. Kosova për shumë njerëz është një shtet nga Ballkani. Sjellja e tifozëve të Kosovës ishte diçka e madhe. Kam marrë gazetat e Zvicrës, ku shihen kosovarët duke mbajtur flamujt e Anglisë. Kemi luajtur kundër Malit të Zi, Bullgarisë dhe asnjëherë nuk kemi pas telashe. Tifozët kosovarë e duan futbollin, mendojnë gjithë kohës për futbollin. Nganjëherë nuk luajmë mirë. Për një aksion të mirë ata brohorasin, duartrokasin, ngriten në këmbë”.

Asnjë koment

Comments are closed.