Challandes: Kundër Çekisë duhet të bëjmë lojë të çmendur
Para ndeshjes kundër Çekisë, trajneri Bernard Challandes e ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka thënë se skuadra e tij duhet të luajë nesër me shumë pasion, si e çmendur për ta arritur rezultat të mirë.
Ekipi kombëtar i Kosovës do ta vazhdojë rrugëtimin drejt Kampionatin Evropian 2020 me ndeshjen kualifikuese kundër Çekisë, e cila zhvillohet të shtunën në orën 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Republika Çeke shihet si kundërshtari direkt i Kosovës në tentimin për ta siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020 përmes Grupit A, pasi që Anglia pritet ta fitojë këtë grup, ndërsa katër Kombëtaret tjera – Kosova, Çekia, Mali i Zi dhe Bullgaria – priten të luftojnë për pozitën e dytë, kualifikuese në EURO.
“Kam folur shumë për mentalitetin. Mendoj se është shumë e rëndësishme në këtë moment sepse mentaliteti është i rëndësishëm, jo vetëm taktikat dhe agresiviteti. Ne duhet të luajmë si të çmendur, të shfaqim pasion”, tha Challandes.
“Ne kemi mijëra tifozë dhe duhet të japim diçka të veçantë në këtë ndeshje. Aspekti psikologjik është më i rëndësishmi në këtë ndeshje”. .rtk