I kënaqur përgjysmë Bernard Challandes pas barazimit që Kosova e tij regjistroi në ndeshjen ndaj Bullgarisë.
Challandes: Luajtëm shumë mirë, duhej të fitonim
“Mendoj se kemi bërë një pjesë të dytë shumë të mirë, një të parë jo aq pozitive. Ekipi nuk ishte nervoz, por dëshironte të fitonte. U munduam, por nuk ishte e lehtë përballë një ekipi që është mbrojtur shumë mirë. Në fund gjëja më e rëndësishme në futboll është efikasiteti”, tha Challandes për Supersport Kosova.
“Nuk kemi qenë në kualitetin më të mirë sot. Jam i kënaqur me skuadrën, por jo me rezultatin. Nuk ka qenë në problem agresiviteti, por kualiteti, në pjesën e parë nuk ishte një pjesë e parë e mirë për nga kualiteti, patëm raste mjaftueshëm për ta fituar ndeshjen, por kjo nuk ndodhi. Në pjesë të parë nuk kam qenë i kënaqur me skuadrën, e kemi komplikuar shumë, e kemi mbajtur topin shumë dhe ua kam thënë lojtarëve, në pjesën e dytë u përmirësuam”, tha trajneri zviceran, i cili po arrin rezultate madhëshore me Kosovën.