Zafir Berisha me thirrje mobilizuese: garon me numrin 16 në AAK
Zafir Berisha, kandidat i AAK-së me numrin 16, ka bërë thirrje për mobilizim për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke i cilësuar ato si betejë për mbrojtjen e Kosovës.
Ai thekson se lista e AAK-së, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj (129), përfaqëson “frontin politik për Kosovën” dhe se vlerat shtetformuese janë në rrezik nga një klasë politike e papërgjegjshme.

Berisha kërkon angazhim qytetar, duke e quajtur 28 dhjetorin “ditë llogarie” për rikthimin e forcës dhe drejtimit euroatlantik të shtetit.
