24-11-2024

“CIA dërgon anije të mbushura me armë për ushtrinë e Kosovës”

Një anije amerikane  e ngarkuar me armë të  teknolegjisë së fundit për nevojat e të ushtrisë së Kosovës është në rrugën e saj përtej Atlantikut që do të mbërrinë në portin e Durrësit në Shqipëri, shkruan gazeta serbe ‘novosti’.

Sipas gazetës, ngarkesa e me armë do të dërgohet për në bazat e Forcave të Sigurisë së Kosovës. E përditshmja përmend më tej të dhënat e marra nga shërbimet serbe të sigurisë, të cilat kanë raportuar se “ky aranzhim konspirativ është pjesë e skenarit të Prishtinës për të marrë kontrollin e pjesës veriore  të Kosovës”.

Sipas gazetës të financuar nga Putin “Prapa kësaj loje qëndron Amerika, dhe i përshtatet planeve të autoriteteve të Prishtinës që synojnë krijimin e ushtrisë më 14 dhjetor”, thuhet në letër.

Veçernje Novosti gjithashtu pretendon se ideja për taksën 100 përqind  për mallrat nga Serbia qendrore erdhi nga Uashingtoni./njekomb/

Asnjë koment

Comments are closed.