CIA nxjerr raportin që thotë se COVID-19, ja ç’thuhet prej nga mund të ketë dalë
Shërbimi sekret amerikan, të shtunën e ka nxjerrur një vlerësim të origjinës së COVID-19.
Sipas raportit të CIA, ka gjasa më shumë që koronavirusi të ketë rrjedhur nga një laborator kinez sesa të ketë ardhur nga kafshët, shkruan BBC transmeton Klankosova.tv
Një zëdhënës tha se origjina e COVID mund të ketë ardhur gjatë kërkimit për pandeminë dhe jo siç është bazuar në raportin zyrtar.
Ky publikim shënon njëherësh edhe vendimin e parë të drejtorit John Ratcliffe, i cili javën e kaluar mori zyrtarisht detyrën në krye të CIA-s.
Ratcliffe kishte shërbyer si drejtor i inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, ka favorizuar prej kohësh teorinë e rrjedhjes së laboratorit, duke pretenduar se COVID ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga një rrjedhje në Institutin e Virologjisë Wuhan.
Instituti është 40 minuta me makinë nga tregu Huanan ku u shfaq grupi i parë i infeksioneve.
Në një intervistë me Breitbart News të publikuar të premten, Ratcliffe tha se ai dëshironte që CIA të braktiste qëndrimin e saj neutral për origjinën e virusit, shkruan BBC transmeton Klankosova.tv
“Një nga gjërat për të cilat kam folur shumë është adresimi i kërcënimit nga Kina në disa fronte të ndryshme dhe kjo shkon prapa tek arsyeja pse vdiqën një milion amerikanë dhe pse Agjencia Qendrore e Inteligjencës ka qëndruar mënjanë për pesë vjet, në mosbërjen e një vlerësimi për origjinën e COVID”, tha ai.
Por zyrtarët i thanë mediave amerikane se vlerësimi i ri nuk bazohej në inteligjencë të re dhe i paraprin administratës Trump.
Raportohet se rishikimi u urdhërua në javët e fundit të administratës Biden dhe përfundoi përpara se Trump të merrte detyrën të hënën.