Çifti britanik vazhdon rrugëtimin pas tre mujash bllokimi në Prizren
Një çift britanik ka lënë Prizrenin pas tre muajve, ku kishte mbetur i bllokuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.“Mike Elm dhe Rosie Watson pas më shumë se tre muaj qëndrimi në Prizren, vazhduan rrugëtimin e tyre, të cilin e kishin nisur me biçikletë nga Austria për në Mongoli, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për ndryshimet klimatike”, ka njoftuar Mytaher Haskuka, kryetar i Prizrenit.
“Si pasojë e pandemisë dhe mbylljes së kufijve, ata mbetën në Kosovë dhe vendosën të qëndrojnë në Prizren, në më të bukurin vend. Sot para nisjes, ata më vizituan në zyre, me të cilët shijuam kafen e mëngjesit”.
Shkrimi i plotë i Mytaher Haskukës në Facebook:
Mike Elm dhe Rosie Watson pas më shumë se tre muaj qëndrimi në Prizren, vazhduan rrugëtimin e tyre, të cilin e kishin nisur me biçikletë nga Austria për në Mongoli, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për ndryshimet klimatike.
Si pasojë e pandemisë dhe mbylljes së kufijve, ata mbetën në Kosovë dhe vendosën të qëndrojnë në Prizren, në më të bukurin vend. Sot para nisjes, ata më vizituan në zyre, me të cilët shijuam kafen e mëngjesit.
Tani kemi dy “prizrenas” të cilët do të lobojnë për qytetin tonë. Me shpresë që do të arijnë të përfundojnë rrugëtimin e tyre…
#haveanicetrip
#NewStoryRide
#NewStoryRun