24-11-2024

Çifti në Prizren u qëllua me nga një plumb

Çifti bashkëshortor që kishte ardhur para tri ditësh për pushime nga Suedia në vendlindje, u gjet pa shenja jete, ndërsa rasti sipas policisë po cilësohet si vrasje e rëndë.

Burime të Gazetës Online Reporteri, në Prokurori, bëjnë të ditur se burri ishte qëlluar me një plumb.

Në deklarimet zyrtare të institucioneve të rendit, Prokurorisë dhe Policisë, thuhet se, në trupat e viktimave janë vërejtur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Gjatë shikimit në vendin e ngjarjes, është gjetur një armë e zjarrit – pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë arma me të cilën është kryer vepra penale.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Policia. /reporteri.net

Asnjë koment

Comments are closed.