Çifti nga Prizreni që erdhi nga Gjermania për të votuar
Në Prizren qytetarët janë zgjuar dhe janë bërë gati që të marrin pjesë në zgjedhje.
Nga ky qytet mërgimtarët kanë ardhur nga shtete të ndryshme të Evropës për të votuar ditën e sotme.
Një çift nga Prizreni kanë ardhur në Kosovë nga Gjermania për të votuar, dhe ata duke e pirë kafen e mëngjesit janë bërë gati që të shkojnë dhe të votojnë.
“Kemi ardhur prej Gjermanisë për të votuar, pres me u bë ma mirë dhe besoj që do të bëhet më mirë”, ka thënë qytetari nga Prizreni. /GazetaExpress/