24-11-2024

Cila është gjendja në Qendrën e Paraburgimit në Prizren sipas KMDLNJ-së?

Zyrtarë të KMDLNJ, Qendra Rajonale në Prizren, sot në mesditë vizituan  Qendrën e Paraburgimit (QP) në Prizren, siç thuhet me qëllim të njohjes me situatën më të re në këtë institucion, shkruan “GazetaePrizrent.net”.

“Drejtor i QP, Hamit Ademaj, njoftoi se me 07.03.2019 rreth orës 18.55 një i paraburgosur (me iniciale M.B.) i ka vënë flakën shtratit-sfungjerit në qelinë e tij. Shpejt kanë intervenuar oficerët dhe zjarri është shuar. Nuk ka pasur të lënduar në këtë zjarr. Më pas i paraburgosuri M.B. është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, reparti i kirurgjisë, ku ende po mbahet, por që është në gjendje të mirë dhe mbahet nën vëzhgim permanent nga oficerët e Qendrës së Paraburgimit’, ka thënë Ademaj.

M.B. është në paraburgim që 8 muaj dhe ka shfaqur pakënaqësitë e tij edhe në seancat gjyqësore lidhur me trajtimin e tij nga gjyqësori, duke paralajmëruar se edhe mund të vetë flijohet. Për këtë ai, ka qenë vazhdimisht nën vëzhgimin e menaxhmentit të QP-së në Prizren, pohuan zyrtarët e këtij institucioni”, thuhet në njoftimin e KMDNJ-së në Prizren, nënshkruar nga koordinatori Bashkim Kajdomçaj.

Sa i përket rastit të “Burdushit”,  KMDLNJ ka sqaruar se drejtori i QP-së, Ademaj, ka hedhur poshtë spekulimet për gjoja tentim vrasjeje për Hysri Peqanin-Burdushin, por se ai, ka bërë kërkesë për një qeli, ku do të qëndronte i vetëm, kërkesë kjo që është miratuar dhe se ai s’ka asnjë shqetësim shëndetësor./GazetaePrizrent.net/.

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.