Cila është kuzhinierja nga Kavaja që do të ‘ushqejë’ këngëtarët e ‘Festivalit të Sanremos’?
Shqiptarët janë integruar në të gjitha nivelet e shoqërisë italiane. Madje mjaft prej tyre ndodhen edhe mes shtresave të larta.
Silvana Musej nga Kavaja është kuzhiniere profesioniste në Itali. Ajo jeton prej 23 vitesh në Piemonte dhe është zgjedhur të gatuajë për këngëtarët dhe të ftuarit e “Festivalit të Sanremos”, mes shefave më të mirë të kuzhinës italiane. Silvana është po ashtu fituese e medaljes së argjendtë në konkursin kombëtar për Lady Chef në Itali.
“Për në “Casa Sanremo” u përzgjodha nga Federata italiane e Kuzhinierëve. Ata menduan që të realizonin këtë vit një skuadër vetëm me vajza dhe gra kuzhinere duke zgjedhur më të mirat në Itali. Jam shumë e lumtur sepse eshte një ngjarje e rrallë që na motivon edhe në punën tonë të përditshme” – thotë Silvana Musej në një interviste për Deutsche Welle shqip.
Me tej shefe Silvana tregon se përbërit e preferuar në kuzhinë janë perimet, pasi i kujtojnë kulturën kulinare gjatë kohës kur jetonte në Shqipëri. “Përpiqem të riinterpritoj duke pasur kujtimin e shijes së ushqimeve kur isha femijë”- thotë Silvana.
Festivali i Sanremos zhvillohet nga 1 deri ne 5 shkurt. Ai mbetet eventi më i rëndësishëm i muzikës italiane.