24-11-2024

Cila skuadër do ta fitojë Euro 2024?

Të tre ekipet kundërshtare të Shqipërisë në Grupin B të finaleve të Europianit janë në listën e skuadrave favorite për të fituar trofeun.

Pas Spanjës dhe Italisë, edhe Kroacia është marrë në konsideratë. Kompanitë e basteve e kanë përfshirë kombëtaren ballkanase pasi përfundoi në finale e Kupës së Botës në 2018, në vendin e tretë në Botërorin e 2022 dhe finaliste edhe në Ligën e Kombeve.

Por mundësitë e Kroacisë për të siguruar trofeun janë shumë larg. Me koeficientin 40, ekipi i Slatko Daliç e ka thuajse të pamundur.

Në Grupin B është Spanja favorite me koeficient 8.6. Më pas vjen Italia me 16, ndërsa Kombëtarja kuqezi nuk bën pjesë në këtë listë. Madje në ndeshjen e parë, atë me Italinë, Shqipëria ka një koeficent 8 për të fituar.

Kompanitë e basteve shohin si favoriten kryesore për të arritur trofeun e Europianit Anglinë me  koeficient 4.25. /Tv Klan

Asnjë koment

Comments are closed.