Cilët banorë janë më të bukurit në Big Brother Vip Albania? Debat mes profesionistëve
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutuan banorët e BBVA, të cilët janë më të komentuarit e momentit.
Përmes një paneli me profesionistë në fushën e sportit si Klodiana Shala e bukurisë si Eduart Deda e Greis Petroviç, në studio u shpallën banorët me fytyrën dhe trupin më të bukur.
Banori më seksi u shpall Kristi, edhe pse për Klod Shalën asnjë nga djemtë s’ është i palestruar sa duhet.
Unanimisht vajza me trupin më të bukur u shpall Nita, ndërsa Olta dhe Kejsi ishin në garë për vajzën më të bukur.
“Olta Gixhari është bukuri e rrallë dhe natyrale”, tha Edi, ndërsa Klodi dha votën e saj për Keisin.
Si përfundim Olta u shpall si banorja më e bukur në BBV nga të ftuarit, ndërsa Luiz si djali më i bukur brenda shtëpisë.