Çka thuhet në raportin e policisë për rastin tragjik te “Rruga B”?
Policia në raport 24 orësh ka përfshirë edhe rastin tragjik te rruga B, ku 34-vjeçari dyshohet se e theri me thikë bashkëshorten e më pas edhe veten.
“HETIM MBI VDEKJEN- Rr. B, Prishtinë 09.05.2025, 15:08. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se fillimisht ka ther me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka goditur veten. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore si dhe njësia e Emergjencës ku kanë konstatuar vdekjen e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”
Sipas informacioneve të siguruara bëhet fjalë për Festim Isufin, dhe të dashurën e tij, Rina Malokun./IO