Çmenduria e portierit të Kosovës, ja si ia la 10 mijë euro bakshish kamerieres!
Portieri i Burnley dhe i kombëtares së Kosovës, Aron Muric, i la bakshish një kamariereje pas një vizite prej 10 mijë eurosh në një lokal në Mynih. Ngjarja ka ndodhur pak ditë para se të arrihej promovimi një kategori më lart e Burnley, pasi distanca në klasifikim u bë e konsiderueshme.
Skuadra e Vincent Kompany vulosi ngjitjen automatik në Premier League, pas fitores 2-1 jashtë fushe, kundër Middlesbrough. Sipas gazetës “Bild”, portieri i Kosovës ka shpenzuar një shumë afër 36 mijë euro. Të gjitha ato para u ndanë midis 40 shisheve shampanjë “Dom Perignon”, 10 shisheve shampanjë “Armand de Brignac”, katër shisheve “Moet & Chandon Nectar” etj.
Përfituesi i atij bakshishi zbuloi në mediat gjermane se “Muric ftoi të gjithë lokalin: portierët, DJ-të, personelin e shërbimit, madje edhe pastruesen”. Përveç kësaj, kamerierja komentoi: “Muric ishte një mysafir shumë i këndshëm dhe i dobishëm. Ai krijoi një atmosferë të mrekullueshme”.
Portieri kosovar nënshkroi për Burnley në verë, mbërriti aty nga Manchester City në këmbim të 2.5 milionë eurove. Këtë sezon, pas promovimit të klubit të stërvitur nga Company, ai do të takohet sërish me klubin e tij të vjetër, ndonëse Muric e kishte festuar këtë sukses para se të ndodhte./noa