Çmime rekorde, një kilogram ari në Kosovë deri në 82 mijë euro, çmimi i lirës “flakë
“Prej janarit deri tashti ka ngritje. Në janar ka qenë 70-71 mijë euro kilogrami, kurse tash 81 deri 82 mijë euro kilogrami”, ka thënë Pakashtica në një prononcim për IndeksOnline.
Ky çmim varion varësisht nga lloji i arit.
“Nivel i shitjes ka rënë dukshëm prej pandemisë, prej 2020. Ka pasur lëvizje, ngritje të çmimit. Ankesa nuk ka prej qytetarëve, çmimin e kanë në xhep e dinë. Lëvizja e çmimit nuk varet nga ne. Por, po vërehet mungesa e qytetarëve për të blerë”, ka thënë tutje ai.
“Çmimi i sotit, për një lirë momentalisht është 570 euro. Një lirë në janar ka qenë dikku 420”, ka thënë Pakashtica.
Pakashtica thotë se shqetësuese për ta është edhe pjesa e TVSH-së.