24-06-2025

Çmimet e naftës bien edhe më tutje

Çmimet e naftës kanë shënuar rënie të theksuar, teksa investitorët po shfaqin më pak shqetësim se lufta mes Izraelit dhe Iranit do të ndikojë në rrjedhën globale të furnizimit me naftë të papërpunuar.

Sipas agjencisë AP, një fuçi naftë e papërpunuar amerikane është ulur me 4.9%, duke arritur në 65.12 dollarë.

Ndërkaq, nafta Brent – standardi ndërkombëtar – ka rënë me 4.8%, duke shkuar në 67.13 dollarë.

 
Rënia e çmimeve ka qenë aq e madhe gjatë dy ditëve të fundit, saqë aktualisht çmimet janë nën nivelin e regjistruar para sulmit të Izraelit ndaj Iranit, që ndodhi pothuajse dy javë më parë.

Irani është një prej prodhuesve kryesorë të naftës së papërpunuar dhe ekzistonin frikë se mund të përpiqej të bllokonte Ngushticën e Hormuzit – një zonë strategjike ku kalon rreth 20% e furnizimit ditor botëror me naftë.

Asnjë koment

Comments are closed.