21-03-2026

Çmimet e naftës “flakë” në Kosovë/ Mosrespektimi i marzhës dhe rritja e çmimeve, alarm për ekonominë e vendit

Rritja e çmimeve të derivateve në Kosovë po vazhdon.

Kjo situatë nisi pas shpërthimit të konfliktit në Lindjen e Mesme mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, konflikt që vazhdon edhe sot.

Pak ditë më parë, Irani kishte vendosur të bllokonte Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës furnizohet me naftë rreth 20% e tregut global.

Bllokimi i Hormuzit ndikoi menjëherë edhe në Kosovë, ku çmimet e naftës po rriten pothuajse çdo ditë, pavarësisht vendimit të MINT-it për caktimin e marzhës së fitimit.

Disa kompani madje dallojnë edhe mes vete me çmime, duke krijuar një situatë të paqëndrueshme në treg.

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme fiskale për të ndaluar rritjen e çmimeve të derivateve të naftës, duke theksuar ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë në inflacion dhe ekonominë e vendit.

OEK theksoi se rritja e çmimeve të derivateve ndikon në rritjen e kostove të prodhimit, ul standardin e jetesës së qytetarëve dhe frenon zhvillimin ekonomik në përgjithësi./.FO

Asnjë koment

Comments are closed.