Çmontohet trafiku ndërkombëtar i drogës, në mesin e të arrestuarve edhe 16 shqiptarë
24 anëtarë të një grupi kriminal që merrej me trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe prostitucionit janë arrestuar në Itali. Sipas mediave italiane, ky rrjet kriminal e kishte bazën e tij në qytetin italian, por ishte i lidhur edhe me vendin tonë.
Mbi 200 policë kanë kryer gjithashtu 40 kontrolle dhe kanë sekuestruar edhe të ardhurat që vinin nga trafiku i drogës me vlerë në miliona euro. Kontrollet u kryen në veri të Italisë në qytete si Bergamo, Monza, Brianza, Torino dhe Verona, raporton TvKlan.
Gjithashtu u gjetën disa apartamente dhe garazhe që shërbenin për ruajtjen e ngarkesave të drogës. Megaperacioni është rezultat i një hetimi të gjatë të nisur në prill 2020, pas një letërporosie ndërkombëtare pas arrestimit flagrant në Zvicër të një italiani, i cili u arrestua teksa transportonte me makinë 6 kilogramë heroinë.
Foto ng arkivi