Ç’ndryshime priten në Projektligjin për skemat pensionale?
Kategoria e personave që kanë punuar në periudhën para viteve 1999, me vite iu është mohuar e drejta pensionale, duke mos iu njohur kontributet e punës.
Projektligji për skemat pensionale paraqet një ndër projektligjet më me rëndësi për barazinë, kompenzinin dhe drejtësinë e munguar për 24 vite të pasluftës për punëtorët të cilët padrejtësisht dhe në bazë të diskriminimit etnik u larguan nga puna gjatë viteve ‘90-ta. pa pasur shansë të ju njihet kontributi nëse vitet e punës nuk e kanë arritur përvojën 15 vjeqare.
Ky projektligj ka qenë kërkesa kryesore e gjithë pensionistëve kontributdhënës dhe tani Qeveria arriti ta sjellë në Kuvend për miratim.
Grupi Parlamentar i LdK-së nuk ka mbështetur as Marrëveshjen Ndërkombtare me Bankën Botërore e cila ka mundësuar mbështetjen buxhetore për të zbatuat këtë projektligj, ndërsa dy partitë tjera opozitare tashmë kanë deklaruar se nuk votojnë në Kuvend.
Sidoqoftë, ne jemi të përcaktuar të shtyejmë përpara këtë reformë dhe do të angazhohemi maksimalisht si pozitë t’a procedojmë dhe votojmë në Kuvend gjatë këtij sesioni. Janë rreth 70 mijë pensionistë të cilët drejtëpërdrejtë ndikohen nga zbatimi i këtij Projektligji”, ka thënë ajo. /IO