22-11-2024

Cocid-19, Prizreni në pritje të rezultateve për 40 persona

Në Prizren dje janë regjistruar shtatë raste të reja me coronavirus.

Kryetari Mytaher Haskuka ka thënë për RTV Dukagjinin se infektimet e reja janë nga familje të ndryshme me përjashtim të tre personave që vijnë nga e njëjta familje.

Ai ka thënë se këto infektime nuk lidhen me ndonjë kompani publike.

Haskuka ka thënë se sot në Prizren po ashtu janë bërë rreth 40 testime të reja rezultatet e të cilave do të dalin ditëve në vijim.

I pari i Prizrenit ka bërë apel të qytetarët që të bartin maska pas sipas tij në të kundërtën rrezikojnë familjarët e tyre dhe njerëzit e tjerë./Telegrafi

Asnjë koment

Comments are closed.