Daka: Jam bërë shënjestër pasi jam grua, po të isha mashkull ndryshe do të ishte situata
Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, ka thënë se ka marrë kërcënime pas deklaratës së Glauk Konjufcës.
Ajo thotë se në Facebook ka pranuar mesazhe me emër e mbiemër, ndërsa e ka kërcënuar edhe njëri prej anëtarëve të VV’së në KQZ.
“Jam bërë shënjestër pasi jam grua. Kjo është më e lehtë për ta. Po të isha mashkull ndryshe do të ishte situata”, tha ajo.
Konjufca deklaroi mbrëmë se Daka po dëshiron qëllimisht të eliminon politikisht bartësin e listës së VV’së, Albin Kurti.
Albin Kurti së bashku me 46 kandidatë deputetë të tjerë nga parti të ndryshme politike nuk janë certifikuar për garën e 14 shkurtit pasi kanë pasur dënime të ndryshme gjatë 3 viteve të fundit.